Sveçla: Reagimi i ndërkombëtarëve për deklaratën e ministres serbe është i butë, duhet izolim i Serbisë - NACIONALE

Sveçla: Reagimi i ndërkombëtarëve për deklaratën e ministres serbe është i butë, duhet izolim i Serbisë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka kërkuar nga ndërkombëtarët izolimin e Serbisë deri në marrjen e masave ndaj ministres e cila deklaroi se po të kishte qenë në vend të Millosheviçit "do të kryente spastrim etnik në Kosovë".

Në një intervistë në A2CNN, Sveçla ka thënë se reagimi i ndërkombëtarëve është i butë, dhe duhet të ketë izolim të Qeverisë së Serbisë.

Sa i takon bashkësisë ndërkombëtare unë ende mendoj se është një reagim i butë, do të duhej një izolim i qeverisë së Serbisë, derisa nuk ndërmerr masa ndaj pjesëtarëve të saj, për gjuhën, sjelljen e tyre, në raport me popullin shqiptar, dhe në raport me standardet europiane”.

Deklaratat e tyre shkelin edhe vlerat më bazike të Perëndimit, aty ku aspirojmë të integrohemi, BE dhe NATO. Një deklaratë e tipit ‘kjo gjuhë s’është e pranueshme për Europën’, nuk mjafton. Vuçiç deklarimin e ka vetëm verbal. Minimumi çfarë pritet prej tij është shkarkimi i zv.kryeministrit dhe ministres, patjetër edhe ndjekja penale”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme