Sveçla publikon video se si u kidnapuan tre zyrtarët policorë nga Serbia në veri
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video në rrjetin social Tëitter në të cilën tregohet se si janë kidnapuar tre zyrtarë policorë të Kosovës nga ana e policisë serbe.
Sveçla ka thënë se kidnapimi ishte i planifikuar dhe se kjo është një vepër kriminale.
Më tej, ai thotë se policët u kidnapuan 1 kilometër larg kufirit.
“Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Kosovës. Saktësisht 1 kilometër larg kufirit.” – ka shkruar ai.
Tutje, Sveçla ka përsëritur thirrjen për lirimin e tyre.
“Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani.” – ka thënë ai.
A planned abduction. A criminal act.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 21, 2023
The video below, shows how Serbian forces, w/direct order from Vucic, abducted our KP officials, deep w/in the territory of 🇽🇰. Exactly 1km away from the border. Serbia has to stop disinformation & release our officers now. pic.twitter.com/XAfpAAkjjt
