Sveçla njëjtë si shefi i tij s'i përmend targat, i gëzohet marrëveshjes për dokumente me Serbinë - NACIONALE

Sveçla njëjtë si shefi i tij s'i përmend targat, i gëzohet marrëveshjes për dokumente me Serbinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se qytetarët e Kosovës, nga 1 shtatori nuk do të pajisen me dokumentin shesë kur të udhëtojnë në Serbi.

Reagimi i Sveçlës vjen pas arritjes së marrëveshjet sot, mes Kosovës dhe Serbisë.

Sveçla, njëjtë si shefi i tij, Albin Kurti, s’e ka përmendur fare reciprocitetin për targat.

“Ne kemi shprehur vazhdimisht vullnetin tonë që të mos kemi fare këtë lloj dokumenti, as nga ne dhe as nga autoritetet serbe për sa kohë që kjo bazohet në një raport të drejtë mes dy shtetesh. Si Republikë e Kosovës jemi plotësisht të interesuar për promovim të plotë të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovë, pa dallim”, ka shkruar ai në Facebook.

Reagimi i plotë i ministrit Sveçla:

Ligjshmëria dhe Kushtetushmëria në vendin tonë janë premisat mbi të cilat do të zbatohen marrëveshjet nga procesi i dialogut.

Nga 1 shtatori, shtetasit e Republikës së Kosovës që do të udhëtojnë në Serbi apo përmes Serbisë nuk do të pajisen me dokumentin shtesë në pikat e kalimit kufitar.

Ne kemi shprehur vazhdimisht vullnetin tonë që të mos kemi fare këtë lloj dokumenti, as nga ne dhe as nga autoritetet serbe për sa kohë që kjo bazohet në një raport të drejtë mes dy shtetesh. Si Republikë e Kosovës jemi plotësisht të interesuar për promovim të plotë të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovë, pa dallim.

Reciprociteti është vlerë sepse është barazi. Urime të gjithë qytetarëve e na priftë e mbara në angazhimet tjera.

Lajme të ngjashme