Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarja: E ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri - NACIONALE

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarja: E ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është mbajtur seanca ndaj akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të akuzuar për vrasjen e trefishtë që kishte ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit, më 26 nëntor 2021, ku kishin mbetur të vdekur tre persona, dy prej tyre fëmijë.

Në seancën e së premtes, ka dhënë dëshminë e saj Nexhmije Zhuti, ku ka thënë se në natën kritike e kishte parë një njeri të veshur me të zeza dhe gjysmë të fshehur te ferrat dhe bagremët.

Zhuti ka deklaruar se në natën kritike kur kishte ndodhur ngjarja në Gllogjan kishte qenë duke shkuar me veturë nga Raushiqi te babai i saj në Shaptej me burrin dhe fëmijët e saj.

Gjatë rrugës ajo tha se kishin kaluar nëpër Gllogjan, e ku rrugës së shkollës për Shaptej, kishte parë një njeri të fshehur në bagremë.

Nuk kom fol se kom thanë se po tuten fmit, si kallxova as burrit se unë pashë diçka. Atë moment ka vetu dhe e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri. Ka qenë shumë shi.” – ka thënë ajo.

Ndër të tjera, dëshmitarja ka deklaruar se personin nuk e ka njohur dhe as fytyrën nuk ia kishte parë, por se e ka dalluar se kishte pasur të veshur një pallto të zezë të gjatë dhe ka pasur kapele në kokë.

“Kur o bo drejt me kerr ka vetu e kom pa se ka qenë njeri, por nuk kam treguar askujt, se pi tuti fminë.” – ka thënë ajo.

Në cilësinë e dëshmitarit, sot në seancë, është dëgjuar edhe Valdrin Dervishaj.

Dervishaj ka thënë se në rrjete social ka pranuar një fotografi nga një i afërm dhe më pas kishte dal në vendin e ngjarjes.

I njëjti ka treguat se pas gjysmë ore aty ai tha se kanë vazhduar te lokali “24 Marsi”, që në atë lokal më pas tha se kishte shkuar djali i madh i Halil Mehmetajt, Kreshniku.

Dëshmitari Dervishaj tha se Kreshniku te vendi i ngjarjes kishte shkuar me veturën “Toyota” me ngjyrë të zezë, kishte ndenjur 3-4 minuta dhe më pas ka shkuar në shtëpi.

Dervishaj u ballafaqua me deklarimin e tij të dhënë në polici, ku kishte thënë se ‘Kreshnikun e kishin parë në veturën “Toyota” me ngjyrë të bardhë, bashkë me shokët e tij’, deklarim për të cilin tha se “ndoshta kam thënë”.

Ndër të tjera, dëshmitari Dervishaj sërish u ballafaqua me deklarimin e tij të dhënë në Polici, ku kishte thënë se “para se të shkonte Kreshniku në shtëpi u sigurua që policia nuk po i kontrollon veturat dhe më pas ishte nisur për në shtëpi”, deklarim ky të cilin e pohoi se ishte e vërtetë.

Lajme të ngjashme