Sveçla feston 28 nëntorin me policët kosovarë, thotë se rrugëtimi ynë është i pandalshëm
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka festuar 28 Nëntorin me disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetërorë, rrugëtimi ynë është i pandalshëm.
“Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi e një vajzë nga Istogu, u bashkuam rreth sofrës për të festuar bashkë festën e 28 Nëntorit me zyrtarë policor të cilët me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri të vendit tonë. Me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetëror, rrugëtimi ynë është i pandalshëm”, ka shkruar ai.