Surroi: Ana Brnabiq po rren në KS, po pres me thënë se shqiptarët kanë bisht
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka folur për dhunën dhe shtypjen mbi serbët lokalë nga autoritetet e Kosovës.
Në lidhje me këtë ka reaguar gazetarja Flaka Surroi.
Permës një postimi në Facebook, Surroi ka thënë se kryeministrja serbe po genjen aq shumë, saqë as vetë nuk i beson ato që i thotë.
“Ana Brnabić po rren kaq shumë, saqë as vetë nuk e beson këtë që e thotë.
Veç po pres me thënë se shqiptarët kanë bishta dhe tamam e rrumbullakon fashizmin që e karakterizon atë dhe pushtetin që e përfaqëson”, ka shkruar Surroi.
