Sulmi me granatë në Prizren: Prokuroria njofton se një i dyshuar është arrestuar, dy të tjerë në arrati - NACIONALE

Sulmi me granatë në Prizren: Prokuroria njofton se një i dyshuar është arrestuar, dy të tjerë në arrati

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për rastin në Prizren ku u gjuajt një granatë dore në Tregun e Kafshëve.

Prokuroria ka theksuar se një i dyshuar është arrestuar kurse dy të tjerë janë në kërkim.

Njoftimi:

Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se sot rreth orës 04:50 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në Tregun e Kafshëve në Prizren. Nga ky shpërthim dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pesë prej tyre janë dërguar nê QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë persona tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe njësitë relevante policore për të hetuar rastin.

Lidhur me rastin, tre persona të dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre.

Lajme të ngjashme