Suksesi i Kosovës në KiE: Dy fjalimet më të fuqishme “pro” Kosovë
Me 131 vota PËR, 29 kundër dhe 11 abstenime ka kaluar raporti i Dora Bakoyanis që fton KiE-në të pranojë Kosovën si anëtare të saj. Ky sukses i Kosovës u karakterizua (sidomos) me dy fjalime të zjarrëta “pro” Kosovë.
Ishte deputeti Ukraninas Goacheanko i cili në një moment foli edhe shqip, duke thënë se “Kosova është Evropë.”
Gochaerenko i ukrainës flet shqip: Kosova është Evropë
"Dua të përgëzoj Kosovën. e di që do të ketë vendim pozitive. Kosova e meriton 100%. Është moment i madh për krejt ne. Bota e lirë duhet të bashkohet. Tiraninë dhe perandoritë po duan hakmarrje. Putini deshi Perandori Ruse. Shihni çka ndodhi? Shihni çka bën në Ballkan, ku Rusia ku do benzin në zjarr, dhe luftë të madhe. Ne duam hapa kundër kësaj. Sepse ku ka zona gri, është e rrezikshme. Kosova nuk duhet të jetë zonë gri, por pjesë e Evropës. Sepse është Evropë. Ne duhet të ndihmojmë.
Serbisë dua t’i them: Ne deshtëm të ecëm me Serbinë si demokraci, por ju kurrë s’do të ndërtoni Perandori Serbi. S’ka më vend për Perandori" – tha deputeti
Edhe qëndrimi i socialdemokratëve të Evropës ishte njëri ndër ato që spikati në Asamble.
Socialdemokratët evropianë kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE duke vlerësuar se “i mbështesim raportin, dhe nuk i mbështetim amandamentet.”
“Ne s’jemi këtu të njohim apo të mos njohim shtete, por të krijojmë gjeografi respekti.
Komiteti i Ministrave na kanë kërkuar opinionin tonë për aplikimin
Sot e japim qëndrimin e qartë, se s’ka arsye të mos e mbështesim.
Ju lutem mos e ngatërroni. Ne sjemi BE as QUINT-i, ne jemi krenar kështu.
Ky anëtarësim nuk është mjet negocimi, kemi logjikën tonë për vendimet tonë.
E mbështesim raportin, dhe nuk i mbështetim amandamentet.
Le ta mirëpresim Kosovën”, vlerësojnë socialdemokratët.