Subvencionim 70 euro për regjistrim të fëmijëve në çerdhe private për familjet me të hyra nën 500 euro në Prishtinë, njofton Musmurati - NACIONALE

Subvencionim 70 euro për regjistrim të fëmijëve në çerdhe private për familjet me të hyra nën 500 euro në Prishtinë, njofton Musmurati

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është hapur thirrja për subvencionim me nga 70 euro për regjistrim të fëmijëve në çerdhe private për familjet që kanë fëmijë të moshës prej 9 muajsh e deri në 6 vjeç e që gjenerojnë të hyra nën 500 euro në Prishtinë, njoftoi Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, në një konferencë për media.

Kjo është një metodë e re dhe alternative që të rrisim përfshirjen sa më të madhe të fëmijëve të Prishtinës në edukim të hershëm, që asnjë fëmijë të mos mbetet mbrapa. Pra, secila familje e Prishtinës, që ka fëmijë të moshës nga 9 muaj deri në 6 vjeç dhe ka të hyrat familjare nën 500 euro, do të përfitojë 70 Euro për të regjistruar fëmijën e tyre në cilëndo çerdhe private të licencuar të Prishtinës”, ka thënë Musmurati.

Kategoritë të cilat do të kenë përparësi janë nënat vetëushqyese, fëmijët bonjakë, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët e prindërve të divorcuar, fëmijët e invalidëve të luftës së UÇK-së si dhe fëmijët e veteranëve të luftës së UÇK-së”.

Lajme të ngjashme