Stoltenberg falënderon Shqipërinë për kontributin në misionin e KFOR-it në Kosovë - NACIONALE

Stoltenberg falënderon Shqipërinë për kontributin në misionin e KFOR-it në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka falënderuar Shqipërinë për kontributin që po e jep në sigurinë e përbashkët.

Pas konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama, ai ka përmendur edhe Kosovën.

“Falënderoj kryeministrin Edi Rama për kontributet e rëndësishme të Shqipërisë në sigurinë tonë të përbashkët, përfshirë misionin e NATO-s KFOR në Kosovë. Diskutuam vendimet historike në Samitin e NATO-s në Madrid, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, zgjerimin e NATO-s dhe forcimin e Aleancës sonë.”, ka shkruar Stoltenber në llogarinë e tij në “Twitter”.

Lajme të ngjashme