Stoilkovic që qeveris me VLEN-in e Kurtit në Maqedoni, glorifikon kriminelin Mlladiq: “Gjeneral, pusho në paqe” - NACIONALE

Stoilkovic që qeveris me VLEN-in e Kurtit në Maqedoni, glorifikon kriminelin Mlladiq: “Gjeneral, pusho në paqe”

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ndonëse vdekja e kriminelit Ratko Mlladiq në burgun e Hagës është parë si një lloj drejtësie dhe lehtësim për mijëra viktimave të Srebrenicës, por jo edhe për Ivan Stojiljković, aleatin e VLEN-it në qeverinë e Kristian Mickovskit, i cili e ka cilësuar si “hero”.

Ivan Stojiljković, i cili shërben si zëvendëskryeministër dhe ministër i Vetëqeverisjes Lokale në bashkëqeverisje me VLEN-in e Kurtit, si dhe Kristian Mickovskin, në Maqedoninë e Veriut, e ka “vajtuar” vdekjen e kasapit të Bosnjës.

Stojiljković gjithashtu e udhëheq Partinë Demokratike të Serbëve në Maqedoni (DPSM).

Partia që Stojiljković drejton, DPSM, e ka glorifikuar kriminelin Mlladiq, ndër të tjera, ka shkruar, “Gjeneral, pusho në paqe”.

Ky qëndrim përputhet plotësisht me narrativat e glorifikimit të Mlladiqit që qarkullojnë në Serbi dhe në Republikën Srpska.

Stojiljković njihet gjerësisht në skenën politike për qëndrimet e tij të forta pro-serbe dhe pro-ruse.

Duhet theksuar se Ratko Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës, kryesisht për orkestrimin e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995.

Lajme të ngjashme