Stano në deklaratën ku parlajmëroi masa të reja: Kur i vendosëm ndaj Qeverisë, ata njerëz bënë më shumë hapa të njanshëm - NACIONALE

Stano në deklaratën ku parlajmëroi masa të reja: Kur i vendosëm ndaj Qeverisë, ata njerëz bënë më shumë hapa të njanshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar masa të reja ndaj Qeverisë së Kosovës, pas zhvillimeve në veri të vendit.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përmendi se në vend të hapave për depërshkallëzim, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa që çojnë drejt përshkallëzimit.

“Masat janë ende në fuqi sepse shtetet anëtare nuk kanë vendosur për të vepruar apo proceduar për raportin e përfaqësusit të Lartë që është dorzuar para disa jave. Kjo nuk është çudi sepse nëse e mbani mend, masat janë vendosur në qershor të vitit të kaluar ndaj administratës në Prishtinë për faktin se shumëçka po ndodhte që çonte në përshkallëzim dhe në vend të hapave që çonin drejt depërshkallëzimit janë ndërmarrë edhe më shumë hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim nga ata njerëz.” – ka thënë ai.

Tutje, Stano bëri paralajmërimin për mundësinë e shtimit të masave:

“Kështu, masat janë ende aty. Ne thamë atëherë – masat janë progresive: ato mund të shtohen, mund të pakësohen, varësisht nga zhvillimi i situatës dhe kjo është diçka që e trajton pjesën e parë të pyetjes suaj: çfarë do të bëjmë ne? Pra, ne kemi masa në fuqi dhe këto masa gjithashtu mund të shtohen, nëse të gjithë aktorët e BE-së pajtohen që ato duhet të shtohen”.

Lajme të ngjashme