"Srpska" në veri shkarkon drejtorët komunalë të emëruar politikisht nga ish-kryetarët shqiptarë - NACIONALE

"Srpska" në veri shkarkon drejtorët komunalë të emëruar politikisht nga ish-kryetarët shqiptarë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetarët e rinj nga Lista Serbe të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë shkarkuar sot të gjithë drejtorët e emëruar politikisht në administratat lokale. Vendimi u konfirmua nga kjo parti përmes një njoftimi të shpërndarë nga mediumi Kossev.

“Sipas vendimit të marrë menjëherë pas marrjes së detyrës, kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq; Zveçanit, Dragisha Milovoq; Zubin Potokut, Milosh Peroviq; dhe Leposaviqit, Zoran Todiq, kanë shkarkuar të gjithë drejtorët e emëruar politikisht në degët komunale,” thuhet në njoftim.

Sipas Listës Serbe, gjatë ditëve në vijim pritet të bëhen edhe emërimet e reja në krye të drejtorive komunale.

“Kryetarët kanë tërhequr vëmendjen mbi gjendjen jashtëzakonisht të keqe në administrata: zyra të dëmtuara, mungesë pajisjesh kompjuterike, dokumentacioni dhe mobiliesh bazë, çka e vështirëson ndjeshëm funksionimin normal të administratës dhe ofrimin e shërbimeve,” theksohet në njoftimin e Listës Serbe.

Lajme të ngjashme