Sri-Lanka shpall gjendje emergjente, protestuesit nisen drejt zyrës së kryeministrit - NACIONALE

Sri-Lanka shpall gjendje emergjente, protestuesit nisen drejt zyrës së kryeministrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Sri-Lankës e ka shpallur gjendjen emergjente në tërë vendin, ndërsa në provincën perëndimore është vendosur edhe ora policore, njoftoi një zëdhënës i zyrës së kryeministrit.

Mijëra protestues janë nisur drejt zyrës së kryeministrit, Ranil Wickremesinghe, i cili ka thënë se do të japë dorëheqje porsa të emërohet qeveria e përkohshme me të gjitha partitë.

Sidoqoftë, shumë banorë të Sri-Lankës duan që kryeministri të largohet menjëherë, sepse, pas largimit të presidentit, kryeministri bëhet automatikisht president në detyrë për 30 ditë.

Lajme të ngjashme