Spanja dhe Portugalia i dalin kundër BE-së, nuk do të reduktojnë përdorimin e gazit
Plani i Bashkimit Evropian për të reduktuar përdorimin e gazit natyror të bllokut me 15%, si përgatitje për një ndërpreje të mundshme nga Rusia këtë dimër, është pritur me skepticizëm të fortë nga qeveria e Spanjës dhe ajo e Portugalisë.
Edhe pse të dyja vendet janë mbështetëse të forta në bllokut, këtë radhë qeveritë në Madrid dhe Lisbonë thanë se nuk do të mbështesin nismën e shpallur nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Propozimi i von der Leyen ishte që të nisej me reduktime vullnetare, por zyra qendrore e BE-së gjithashtu kërkonte fuqinë për të bërë kursimet 15% të detyrueshme në rastë të ndonjë emergjence energjie.
Spanja dhe Portugalia thanë se kanë lidhje të pakta energjetike që i lidhin me pjesën tjetër të Evropës dhe se përdorin shumë pak gaz rus në krahasim me anëtarët e tjerë të BE-së si Gjermania dhe Italia.
“Ne do të mbrojmë vlerat evropiane, por nuk do të pranojmë një sakrificë në lidhje me një çështje për të cilën as nuk na është lejuar të japim mendimin tonë”, është shprehur ministrja spanjolle e tranzicionit ekologjik, Teresa Ribera.
