Sot përvjetori i sulmit në Banjskë, ambasada britanike kërkon nga Serbia arrestimin e Radoiçiqit - NACIONALE

Sot përvjetori i sulmit në Banjskë, ambasada britanike kërkon nga Serbia arrestimin e Radoiçiqit

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Sot bëhen dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë.

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka shprehur ngushëllim për familjen e Afrim Bunjakut. Përderisa kanë lavdëruar edhe Prokurorinë në Kosovë për aktakuzën.

“Sot është përvjetori i dytë i sulmit të tmerrshëm në Banjska. Ne vazhdojmë të mbajmë zi për humbjen e oficerit të policisë Afrim Bunjaku gjatë sulmit”, thuhet në postim.

Ambasada ka kërkuar nga Serbia arrestimin e Radoiçiqit.

“Autorët, përfshirë Milan Radoicic, ende nuk janë kapur dhe nuk janë sjellë para drejtësisë dhe ne përsëri i nxisim autoritetet serbe të veprojnë për këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme