Sot mbahet seanca ndaj të dyshuarve që sulmuan kryetarin e Pejës - NACIONALE

Sot mbahet seanca ndaj të dyshuarve që sulmuan kryetarin e Pejës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot do të mbahet seanca ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për Klankosova.tv se kanë bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Personat në fjalë akuzohen për veprat penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor'”, ka thënë Nikçi.

Kujtojmë se Muhaxheri u sulmua nga dy persona të shtunën. Pas sulmit, Muhaxheri ka publikuar një fotografi, ku ka treguar se është shëndosh e mirë.

Lajme të ngjashme