Sorensen me Gjuriqin flasin “për rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit” - NACIONALE

Sorensen me Gjuriqin flasin “për rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit”

1 orë më parë

nga NACIONALE

Lehtësuesi i dialogut Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, njoftoi për takim me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, me të cilin, siç shkruan ai në “X,” folën për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut të Brukselit.

Sorensen shkroi se me Gjuriqin folën “për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të 2023-ës.”

‘’U takova me @markodjuric. Diskutuam rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në Dialogun e ndërmjetësuar nga 🇪🇺 për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, si dhe për avancimin e normalizimit ekonomik që përmirëson jetën e përditshme të qytetarëve.’’, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme