Sondazhi i bërë nga kompania zviceran: Sa janë të kënaqur qytetarët me kryetarët e komunave?
Një sondazhi i kryer nga organizata zvicerane HELVETAS shfaq kënaqshmërinë e qytetarëve kosovarë me qeverisjen lokale.
Në kryeqytet qytetarët që janë shprehur plotësisht të kënaqshëm me qeverisjen e Përparim Ramës nga LDK-ja janë 29.5 për qind, ndërsa 41.7 për qind e të anketuarve janë shprehur se janë disi të kënaqur me të.
Një përqindje më e vogël është shënuar me gjilanasit. 19.4 për qind e tyre janë shprehur shumë të kënaqur me punën e kryetarit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni. Ndërkaq, 56.1 për qind e tyre janë disi të kënaqur.
Përqindja e qytetarëve të kënaqur zvogëlohet edhe më në Gjakovë, e cila udhëhiqet nga Ardian Gjini i AAK-së.
Vetëm 12.9 për qind e tyre thanë se janë të kënaqur plotësisht me punën e tij, ndërsa disi të kënaqur e prezantuan veten 28.9 për qind e gjakovarëve.
Thuajse gjysma e qytetarëve, 48 për qind, janë shprehur plotësisht të kënaqshëm me punën e tij. Në po këtë përqindje janë shprehur edhe qytetarët që janë disi të kënaqur me punën e Muhaxherit.
Në Prizren gjysma e qytetarëve janë shprehur disi të kënaqur me punën e Shaqir Totajt të PDK-së, por vetëm 9.9 për qind e qytetarëve janë shprehur plotësisht të kënaqur me punën e tij.
Për punën e bashkëpartiakut të Totajt në Mitrovicë, Bedri Hamza, 20.9 për qind e qytetarëve janë shprehur plotësisht të kënaqur, derisa përqindja e atyre disi të kënaqur shkon në 51.6 për qind.
