Smajljaj: Në spitalet tona mjeku bën eksperiment me pacientin
Analisti Avdi Smajljaj, ka reaguar pas vdekjes së 63-vjeçarit, i cili dy ditë më parë i ishte nënshtruar një operacioni të rrallë të aortes, fillimisht të cilësuar i suksesshëm e pak orë pas, pacienti kishte ndërruar jetë në QKUK.
Lidhur me rastin, Smajljaj ka reaguar duke fajësuar menaxhmentin e spitaleve, mjekëve, ministrinë e edhe vetë ‘shoqërinë civile’.
Përmes një postimi në Facebook, Smajljaj ka thënë se ‘pacientët vazhdojnë te mbesin kategoria më e diskriminuar, e vjedhur dhe e pambrojtur e shoqërisë’.
Ai më tej ka shtuar se ‘në spitalet tona mjeku bën eksperiment me pacientin, teston mënyrë të re operimi ku pacienti vdes’.
