Skenderaj përuron stacionin e ri të autobusëve, Lushtaku: Një hapësirë dinjitoze për qytetarët
Komunat e Skenderajt sot ka përuruar stacionin e ri të autobusëve.
Kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, ka thënë se ky është një projekt modern.
Në profilin e tij në Facebook, Lushtakua ka shkruar se kjo është një hapësirë dinjitoze për qytetarët dhe një standard i ri për transportin publik.
“Sot përuruam stacionin e ri të autobusëve, një projekt konkret drejt një qyteti më modern, më të rregullt dhe më funksional. Një hapësirë dinjitoze për qytetarët dhe një standard i ri për transportin publik. Vazhdojmë përpara me projekte që bëjnë ndryshimin!”, ka shkruar Lushtaku.