Skandaloze: Një grua abuzohet psiqikisht e fizikisht në mes të emisionit - NACIONALE

Skandaloze: Një grua abuzohet psiqikisht e fizikisht në mes të emisionit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është një nga emisionet më të shikuara. Megjithatë, përmbajtja e tij lë shumë për të dëshiruar.

Bëhet fjalë për "It's my home", emision në një nga televizionet private kosovare, që për synim ka mbledhjen e burrave e grave për të diskutuar për tema të ndryshme, në veçanti për dashurinë.

Megjithatë, dashuria është epiteti i fundit që mund t'i mvishet pas ngjarjeve të sotme.

Madje, nga videot e shpërndara është parë se njëra prej banoreve aty është abuzuar psiqikisht e fizikisht.

Siç ka raportuar Indeksonline ndërkaq, Policia e Kosovës veçse ka marrë rrugë për në televizionin privat, me siguri për të mësuar më shumë rreth këtyre rrjedhave.

Kujtojmë kjo skenë, e bërë virale në shumicën e platformave sociale është kritikuar ashpër, pasi ka sjellje të ndaluar, e lehtë të dënueshme.

Gjithsesi, mbetet të shihet ditëve në vijim nëse do të ketë ndonjë gjë më konkrete rreth këtij rasti.

Lajme të ngjashme