“Si me thirrë n’dasëm”: Vozitësi “slow motion” i autoambulancës nga Peja nxit shumë reagime - NACIONALE

“Si me thirrë n’dasëm”: Vozitësi “slow motion” i autoambulancës nga Peja nxit shumë reagime

2 vjet më parë

nga Nasuf Abdyli

Të mërkurën mbrëma u raportua se tre persona u plagosën në Pejë nga një i dyshuar i armatosur me armë zjarri. Në tërë këtë rast, vëmendje mori dikush që nuk do të duhej – shoferi i ambulancës.

Kur një ambulancë me targa “03” e solli njërin nga të plagosurit në QKUK, në Prishtinë, vëmendja e të gjithëve fillimisht ishte te pjesa e pasme e automjetit, por vëmendjen pas pak sekondave e mori dikush tjetër – shoferi.

Kur e shikoni videon, ju krijohet përshtypja se ajo është “slow motion”, pra e ngadalësuar, por jo – gaboheni. Këtë përshtypje ua krijon hapja e derës së vozitësit, pastaj ecja e tij “zotnishe” deri te dyert e pasme për ta nxjerrë të plagosurin.

Se videoja, e publikuar nga mediumi "Kallxo.com" nuk është e ngadalësuar ju bindin vetëm disa persona të tjerë aty afër, të cilët lëvizin më shpejt se vozitësi, edhe pse nuk e kanë për detyrë bartjen e të plagosurit.

Sjellja e shoferit nxiti shumë komente në rrjete sociale.

“A e kanë plagos edhe shoferin a?- shkroi një komentues.

“Qashtu jaran, mos u gut hiq” – shkroi dikush tjetër.

Një komentues pretendoi se shoferi mund të ketë pirë alkool. “Shihe shoferi garant ja ka grah nja 4 a 5 birra në ndërrim të natës, mezi dulë, mashallah t’koftë, o rrumullak” – shkroi qytetari me inicialet L.M.

Dikush tjetër e ofendoi shoferin, duke e krahasuar me një kafshë të madhe. “O elefant, dil ma shpejt” – shkroi një qytetar me inicialet V.B.

Një qytetar tjetër u tall me ironi: “Masi s’i paskan thonë qu ec kadalë, se munesh, mir o.”

“Thu ti ashtë tu bajtë blloka” – shkroi një tjetër.

Lajme të ngjashme