"Ma mirë pak se hiç": Rrahman Jasharaj flet për pagat e reja të mësimdhënësve
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj është deklaruar edhe njëherë në lidhje me pagat që janë ekzekutuar me ligjin e ri për mësimdhënësit.
Ai në një prononcim për Nacionale ka thënë se rritja e pagave për mësimdhënës është deri në 100 euro.
Ndër të tjera, ai ka theksuar se këtë rritje të pagës e kanë ndjerë edhe punëtorët tekniko-ndihmës të cilët kanë marrë 100 euro më shumë këtë muaj.
“Ne kemi konsideruar që më mirë të kemi një ngritje të tillë se mos të ketë ngritje fare. Ne shpresojmë që Qeveria vitin e ardhshëm do të rrisë vlerën e koeficientit dhe të bëjë edhe një ngritje të pagës,. Nuk jemi të gëzuar por nuk kemi marrë veprime për të dërguar në Kushtetuese si të tjerët. Ky ligj nuk i ka bërë të lumtur punëtorët në sektorin publik, por megjithatë arsimi para universitar edhe tek çerdhet ka një ngritje mesatarisht 100 euro. Na gëzon fakti se në këtë ngritje dallohet edhe punëtori tekniko-ndihmës, ata kanë pasur paga të ulëta, por tani kanë rritje prej 100 euro”, ka thënë ndër të tjera ai.
Jasharaj ka thënë se që nga momenti që Qeveria ka vendosur përcaktimin pre 105 euro të vlerës së koeficientit nuk i ka gëzuar punëtorët e sektorit publik, përfshirë këtu edhe mësimdhënësit.
“Të ju them të vërtetën që në kohën kur Qeveria vendosi për vlerën e koeficientin. Ishte e papritur për ne dhe nuk iu kemi gëzuar këtij lajmi. Në kemi insistuar vazhdimisht që përmes deklaratave dhe mediave që vlera e koeficientit të jetë 120 euro, pasi do të ishte një ngritje më e madhe. Por, duke pasur marrëdhënie të mira me MASHT-in kemi punuar bashkë dhe kemi përgatitur versionin e përbashkët. Falë kësaj kemi arritur të kemi koeficientin si numra në nivel. Arsimi është pozicionuar në nivel meritor. Është një ngritje prej 100 euro, diku pak më shumë diku më pak”, ka thënë Jasharaj.
Kryesindikalisti Jasharaj ka thënë se shpresojnë që në të ardhmen kjo vlerë e koeficientit të rritet, në mënyrë që të reflektoi edhe tek pagat e tyre.
“Është fakt se mësimdhënësit nuk janë të gëzuar por kanë konsideruar që kjo vlera 105 të ketë rritje në të ardhmen”, ka thënë tutje ai.
