Miratohet në parim koeficienti 105 euro për pagat e sektorit publik - NACIONALE

Miratohet në parim koeficienti 105 euro për pagat e sektorit publik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendin e Kosovës është miratuar në parim ndryshimi i ligjit për ndarje buxhetore duke u aprovuar koeficienti në vlerë prej 105 eurosh për pagat në sektorin publik.

Ky miratim në parim u bë me 63 vota për dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kjo u kundërshtua nga deputetët opozitarë të cilët patën kritika në adresë të Qeverisë duke propozuar që koeficienti të jetë të paktën 120 euro.

Ky debat në Kuvend përplasi deputetët e opozitës me ministrin e Financave Hekuran Murati,i cili ka kërkuar nga deputetët që ta miratojnë këtë ndryshim me procedura të përshpejtuara në mënyrë që paga e muajit shkurt të dal i bazuar në Ligjin për Paga.

Ndaj këtij ligji deri më tani janë deponuar 18 ankesa në Institucionin e Avokatit të Popullit ku I kërkohet dërgim në Gjykatë Kushtetuese.

Lajme të ngjashme