Si e mori vesh për atentatin? – Xhavit Haliti thotë se policia i tha “nëse të afrohet dikush, lajmërona”
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se ishte shënjestër e një atentati.
Për këtë, Haliti ka folur të martën në ATV, ku ka thënë se u kontaktua nga Policia e Kosovës dhe iu dha një numër telefoni – që ta thërrasë, nëse i afrohet dikush.
“Më ka thirr policia e Kosovës, sektori anti-terrorist, nuk isha në Prishtinë, pas dy ditësh i kam lajmëru. Jemi taku me dy persona që ishin të ngarkuar me bisedu me mu, më kanë thënë që kemi informacion që je i rrezikuar nga dikush, se kush, nuk ma kanë thënë. Më kanë thënë që është mirë të ruhem, ma kanë dhënë një numër telefoni, që nese shoh dikë që po më afrohet, me i lajmëru ata”, tha Haliti.
Haliti tutje shtoi se nuk është mirë që rasti është bërë publik, pasi që në raste të tilla, planet e të dyshuarve mund të ndërrohen.
Gjatë ditës së djeshme u raportua për një plan për vrasjen e kryeministrin Albin Kurti, deputetit Xhavit Haliri dhe një komandanti me emrin Ismet Haxha.
Prek Kodra, dyshohet se në krejt këtë, kishte rolin e atentorit/vrasësit.
