Si e kontrollojnë bandat shqiptare tregun e drogës? Revista amerikane zbulon detajet në një dokumentar - NACIONALE

Si e kontrollojnë bandat shqiptare tregun e drogës? Revista amerikane zbulon detajet në një dokumentar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Revista amerikano-kanadeze “Vice” ka publikuar një dokumentar mbrëmë, ku flitet për trafikun e drogës.

Në këtë dokumentar, specifikohet roli i bandave shqiptare si tejet i madh në trafikun e drogës nëpër vende të ndryshme, transporton Nacionale.

“Gjatë dekadës së fundit, grupet e krimit të organizuar nga Shqipëria kanë marrë përsipër pjesë të mëdha të tregtisë së kokainës – veçanërisht trafikimin në Evropë, i cili është bërë tregu më i madh i kokainës në botë”, thuhet në dokumentar.

Aty rrëfehet edhe një nga trafikantët e drogës i cili flet shqip.

“Puna ime në Londër është kokaina. Lëvizim deri në 50 kilogram në javë”, thotë ai.

“Kur kapet një nga Policia, do të vij një tjetër pas radhës time. Shumë e thjeshtë, sepse ti ke një familje këtu. Për mua është më mirë të hyjë në burg, se familja ime në dhe”, deklaron trafikuesi i drogës nga Londra, me prejardhje shqiptare.

DOKUMENTARI:

Lajme të ngjashme