Shtrohet pllaka e parë e Xhamisë Qendrore në Prishtinë
Pas zvarritjes afër 10-vjeçare, Komuna e Prishtinës qershorin e këtij viti lëshoi lejen e nevojshme ndërtimore për Xhaminë Qendrore në kryeqytet.
Punimet kishin filluar dy vite më parë, kur u lëshua një leje e pjesshme, e që kishte të bënte me heqjen e dheut.
Ndërkaq tani, është shtruar edhe pllaka e parë e xhamisë që pritet të ketë kapacitet mbi 13 mijë persona.
Më poshtë edhe pamje nga momenti i punimeve.
