Shtrenjtohet buka në Maqedoninë e Veriut
Çmimet vazhdojnë të rriten dhe jo vetëm në Kosovë.
Së fundi në Maqedoninë e Veriut është shtrenjtuar edhe buka.
Sipas "FLAKA", shoqata e mullinjve ka bërë të ditur se çmimet do të shtrenjtohen për 8-10%, dhe kjo për shkak të rritjes së çmimit të energjisë.
“Shteti duhet të marrë pjesë në subvencionimin e kompanive me çmime të energjisë elektrike, sepse vetëm ne si industri në vendin tonë jemi të ekspozuar ndaj rrymës më të shtrenjtë. Kudo në mjedis energjia elektrike rregullohet dhe subvencionohet nga qeveritë.
Nëse çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten dhe arrijnë kulmin e tyre në periudhën e verës, imagjinoni se çfarë do të ndodhë në muajt e vjeshtës apo të dimrit”, thonë nga shoqata e furrëtarëve.
