Shtime: Tre anëtarë të një familje dërgohen në Emergjencë, policia dyshon se u rrahën - NACIONALE

Shtime: Tre anëtarë të një familje dërgohen në Emergjencë, policia dyshon se u rrahën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka njoftuar për një rrahje në rrugën "12 Qershori”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se dyshohet për dhunë në familje.

“Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po hetohet”, tha për Nacionale zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Lajme të ngjashme