Shtetasi i Serbisë që paraqitej si agjent i AKI-së: Prokuroria jep detaje të reja - NACIONALE

Shtetasi i Serbisë që paraqitej si agjent i AKI-së: Prokuroria jep detaje të reja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është arrestuar një shtetas i Serbisë, që paraqitej si person zyrtar.

I njëjti dyshohet se po planifikonte vrasjen e një personi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se pas një pune hetimore disamujore të Prokurorit të Shtetit në bashkëpunim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, më 5 dhjetor 2024 është kryer bastisje dhe është bërë arrestimi i një të dyshuari me inicialet R.B., i cili është shtetas i Republikës së Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale, si në vijim: “Përgatitja për kryerjen e vrasjes”, nga neni 172 lidhur me nenin 27 të KPRK-së, “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, nga neni 409 i KPRK-së dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së. Prokurori i Shtetit është duke vazhduar marrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbulimin edhe të ndonjë të dyshuari tjetër eventual lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme