Shtëpia e Bardhë akuzon Rusinë se po e "përdor energjinë si armë"
Pas ndalimit të furnizimeve me gaz përmes Nord Stream One, Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Rusinë për përdorimin e energjisë si armë.
“Rusia po përdor energjinë si armë dhe po zgjedh të mbyllë tubacionin”, tha një zyrtar amerikan, raporton The Guardian.
Më tej ai ka thënë se: “ShBA dhe Evropa kanë bashkëpunuar për të siguruar furnizime të mjaftueshme në dispozicion. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, depozitat evropiane të gazit do të jenë plot deri në sezonin kritik të ngrohjes dimërore. Kemi më shumë punë për të bërë.”
