Liburn Aliu u la jashtë organeve drejtuese të VV-së, gëzohet Shqiprim Arifi - NACIONALE

Liburn Aliu u la jashtë organeve drejtuese të VV-së, gëzohet Shqiprim Arifi

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi duket të jetë më i lumturi pas mosangazhimit të Liburn Aliut në organet më të larta drejtuese të partisë.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Arifi ka thënë se dikush që synon t'i përçajë shqiptarët e Luginës për interesa të veta, është i destinuar të dështojë.

“Ai që pretendonte të udhëheq me Luginën e Preshevës, duke keqpërdorur Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe partinë e tij. Pra, njëfarë “Perandori” (pas perdeve) i Luginës së Preshevës, sot, paska humbur pozitën kyçe në partinë e tij. Ashtu si dhe e kam paralajmëruar. Kjo është për të përshëndetur.

Në fakt, gjithë ata që kanë karakter makiavelist dhe që shtrijnë tentakulat e tyre edhe në Luginën e Preshevës, për të përçarë shqiptarët për interesat e tyre, ashtu siç kam paralajmëruar, janë të predestinuar të dështojnë! Si çdoherë. Edhe këtë here”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme