Shqetësuese: Gazetari Vitija tregon milionat e shpenzuara nga qytetarët për barna e trajtime
Qytetarët e Kosovës në vitet 2020 dhe 2021, në kohën kur ishte pandemia kanë kanë shpenzuar miliona euro për barna dhe trajtime në institucionet private shëndetësore.
Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, përmes një statusi në Facebook,ka bërë të ditur se qytetarët kanë paguar nga xhepi i tyre mbi 249 milionë Euro për barna, mbi 34 milionë për trajtime ambulantore në sektorin privat, mbi 24 milionë euro për trajtim jashtë Kosovës dhe mbi 17 milionë euro për analiza në laboratorët privat dhe 11 milion euro për shërbime spitalore.
Ndër të tjera, ai ka shkruar se këto të dhëna janë nxjerr nga “Raporti i llogarive kombëtare të shëndetësisë 2021” e përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Qindra miliona euro te shpenzuara nga kosovaret gjate pandemise 2020-2021 per analiza, barna dhe trajtime ne institucionet private shendetesore:
249 milione per barna
34 milione per trajtime ambulantore
24 milione per trajtim jashte vendit
17 milione per analiza dhe rtg
11 milione per sherbime spitalore
Keto te dhena jane nxjerr nga “Raporti i llogarive kombetare te shendetesise 2021” i perpiluar nga MSH dhe disa institucioneve tjera./Nacionale/