Shqetësimet e VV-së për zhvillimet e brendshme të LDK-së, Ferati: VV-ja s’ka nevojë me mendu për punët tona - NACIONALE

Shqetësimet e VV-së për zhvillimet e brendshme të LDK-së, Ferati: VV-ja s’ka nevojë me mendu për punët tona

1 orë më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të mos merret me partinë e Lumir Abdixhikut.

Ai ka deklaruar se ka kush merret me këtë parti.

Në një prononcim për media, ai ka treguar se pse janë mbledhur sot në takim një pjesë e zyrtarëve të LDK-së.

“Nuk mendoj se Vetëvendosja ka nevojë me mendu për punët tona. Ajo është partia fituese, e kryetari jonë ka deklaruar dje se i pezullon takimet me ta”, ka thënë Ferati.

Ai e ka treguar edhe natyrës e Kuvendit të Jashtëzakonshëm për të cilin janë dorëzuar dje nënshkrimet.

“Thirrësit e Kuvendit e kanë parashtruar kërkesën për çka ata e kanë thirrur Kuvendin. Nuk është Kuvend garues, është Kuvend i votëbesimit, praktikisht. Nuk është Kuvend ku mund të shpallen kandidatura të tjera, praktikisht po flas sipas thirrjes së nënshkruesve që e kanë thirrur Kuvendin”, ka thënë Ferati.

Lajme të ngjashme