Shpërthim në digën Hoover në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Sot ka ndodhur një shpërthim në digën Hoover në shtetin amerikan të Nevadës.
Kristy Hairston kapi shpërthimin në kamera dhe postoi pamjet në Twitter. Menjëherë pas shpërthimit kanë rënë sirenat. Shpërthimi ka ndodhur në godinën ku ndodhet turbina e digës. Një zjarr ka shpërthyer në ndërtesë menjëherë pas shpërthimit.
Turistët u evakuuan, zjarri u shua shpejt
Në momentin e shpërthimit, në digën Hoover ndodhej një grup turistësh, i cili u evakuua menjëherë. Sipas mediave lokale, zjarri është shuar para se zjarrfikësit të mbërrinin në vendngjarje.
Mediat amerikane raportojnë se nuk ka të lënduar nga shpërthimi, struktura e digës nuk kërcënohet. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit.
Boulder City FD përditësoi se zjarri u shua kur mbërritën ekuipazhet.
Boulder City Fire Department is en route to an emergency call at Hoover Dam. No further information is available at this time.
— CityofBoulderCityNV (@BoulderCityNev) July 19, 2022
Më shumë informacion pritet të jepet nga Byroja e Bonifikimit.
Një video e shpërndarë në mediat sociale tregoi një shpërthim që ndodhi në digë të martën në mëngjes. /Nacionale/
touring the #hooverdam and heard an explosion #fire pic.twitter.com/1tjWuNWBaZ
— Kristy Hairston (@kristynashville) July 19, 2022