Shpallja e organizatë terroriste e dy formacioneve serbe në veri, Kajtazi tregon çfarë efekti prodhon
Vehbi Kajtazi, analist, ka shkruar një status, në lidhje me vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për të shpallur dy formacionet ilegale serbe, “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigada e Veriut”.
Në shkrimin e tij, Kajtazi ka treguar se çfarë efekte mund të prodhojë ky vendim i Qeverisë Kurti.
“E para, ky vendim obligon Prokurorine e Shtetit qe te nisin arrestime masive te anetareve te tyre. Llogaritet qe jane mbi 1000 anetare te ketyre organizatave.
Kjo nenkupton se kushdo qe thote se i perket ketyre organizatave duhet te arrestohet.
Kjo nenkupton po ashtu se kushdo qe i perkrahe qofte ne rrjete sociale, duhet te arrestohet.” – shkruan ndër të tjera Kajtazi.
Ndryshe, sot Departamenti amerikan i Shtetit (DASh) e quajti këtë vendim të Qeverisë Kurti si “të pakoordinuar” me partnerët.
Në një përgjigje për mediuminRadio Evropa e Lirë, DASh-i sqaroi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur këto organizata si terroriste nuk ka qenë i koordininuar me ShBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Sipas DASh, ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë të Kosovës.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur këto grupe si organizata terroriste nuk ka qenë i koordinuar me SHBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabilitetin e Kosovës. Ne sërish i bëjmë thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm përderisa ne po punojmë me të gjitha palët për të zgjidhur krizën aktuale.” - tha një zëdhënës i DASH-it për Radion Evropa e Lirë.
