Shoshi: Kemi qeveri që nuk udhëton në ShBA, opozita ka vizita në departamentin e shtetit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi thotë se tashmë Shtetet e Bashkuarata të Amerikës kanë filluar sanksionimin ndaj Qeverisë së Kosovës duke ua ndaluar vizitat në shtetin amerikan.
Për dallim nga zyrtarët qeveritar, ajo thotë se opozita po zhvillon takime në departamentin e shtetit në ShBA.
“Vlerësoj që kurrë më pak koordinim institucionet tona nuk kanë pasur me ShBA dhe BE. Kemi një qeveri që merr vendime që nuk janë të koordinuar me faktorë ndërkombëtare, me faktor brenda vendit, dhe si rrjedhojë jemi ku jemi sot. ShBA ka filluar t’i fusin në sanksione kemi një qeveri që nuk udhëton në ShBA por opozita ka vizita në ShBA në departamentin e shtetit. Kemi një qeveri që është jotransparente”, ka deklaruar ajo.
Deputetja e partisë më të madhe opozitare ka thënë se Qeveria e Kosovës, nuk ka strategji të qartë për dialogun Kosovë-Serbi, derisa e ka kritikuar edhe për mungesë të transparencës.
“Nuk ka një strategji për dialogun, për marrë2veshjet që i nënshkruan, për marrëveshjet që i implementon. Kemi një plan franko-gjerman, ne kemi zyrtarë që tek vonë e japin si në mëdyshje që ekziston, si presidentja dhe kryeministri. Kemi një qeveri që është jotransparente sa i përket procesit të dialogut edhe për targat tek kur bëhet dëmi kërkojnë koordinim me opozitën por atëherë është vonë sepse dëmi është bërë”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.
