Shoqëria e avokatëve Kërveshi&Partners njofton se ka dorëzuar dy kallëzime penale për krime lufte - NACIONALE

Shoqëria e avokatëve Kërveshi&Partners njofton se ka dorëzuar dy kallëzime penale për krime lufte

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shoqëria e avokatëve Kërveshi & Partners, ka njoftuar se sot gjatë ditës ka dorëzuar dy kallëzime penale, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, siq thuhet në njoftimin e tyre, të kryera në Pejë, ndaj popullatës shqiptare të pa armatosur, nga pjestarët të forcave të armatosura të Serbisë dhe ish Jugosllavisë.

Sipas njoftimit të avokatëve, thuhet se në dosje përmbajnë qindra fotografi të të dyshuarve, kurse inormacione të tjera, është thënë se nuk do të bëhen të ditura, në mënyrë që të mos dëmtohen hetimet.

Njoftimi:

Njoftim për dorëzimin e dy kallezimeve penale për krime lufte në qytetin e Pejës

Sot, shoqëria e avokatisë Kërveshi&Partners me seli në Prishtinë, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ka dorëzuar dy kallëzime penale për krime lufte dhe krime kundër njerezimit të kryera ndaj popullatës shqiptare të pa armatosur në Pejë nga pjestar të forcave të rregullta të armatosura të Serbisë dhe ish-Jugoslavisë.

Dy dosjet përmbajnë deklarata të viktimave dhe dëshmitarëve, qindra fotografi të të dyshuarve të periudhës së luftës së fundit në Kosovë të identifikuar gjatë punës disa vjeçare të ekipit tonë. Dëshmitë në fjalë besojmë se do ti shërbejnë institucioneve tona përtej këtyre dy kallëzimeve penale të ushtruara sot.

Presim që me veprimet hetimore për këto raste të zbardhen rrethanat dhe veprimet e kryera nga personat e identifikuar dhe që të njejtit të marrin dënimin e merituar.

Duke qenë se rastet janë dorëzuar sot, rezervohemi të komentojmë tutje përmbajtjen dhe informacionet tjera të cilat nëse komentohen në publik mund të pamundësojnë kapjen e të dyshuarve dhe kështu ndër të tjerash mund të shpijen eventualisht në demtimin e hetimit.

Ju faleminderit!

Lajme të ngjashme