Shoku i Sadri Ramabajës u hy konspiracioneve: Turqia po synon myslimanët e Ballkanit, Serbia po i thotë BE-së se unë e ndali Lindjen - NACIONALE

Shoku i Sadri Ramabajës u hy konspiracioneve: Turqia po synon myslimanët e Ballkanit, Serbia po i thotë BE-së se unë e ndali Lindjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agim Krasniqi është emër pothuajse i panjohur për opinionin publik. Megjithatë, ai ftohet herë pas here në emisione si analist i gjeopolitikës.

Kjo pasi ai është pjesë e “Institutit Shqiptar për gjeopolitikë”, ku anëtar e themelues është edhe Sadri Ramabaja, analist e aktivist i VV-së.

Në një emision në Klan Kosova, teksa flitej për ndikimet gjeopolitike të “ujdisë e Ohrit”, Krasniqi ka bërë disa deklarata të çuditshme. Ai foli për diçka që nuk është fare e diskutuar në opinionin public, madje edhe vetë e pranoi një gjë të tillë.

“Po luhet loja e territorëve, siç ka qenë dmth me shekuj të tërë apo konktretisht në shekullin e XX-të. Veriu i Mitrovicës është pikë strategjikë që lidhë, po e quaj ashtu siç thirret kjo hartshigjeta myslimane apo vija e gjelbër, që e lidhë dmth pjesën përmes veriut të Kosovës, përmes Sanxhakut del në Bosnje dhe Hercegovinë, në pjesën pjesën myslimane, ndërsa kjo pjesa myslimane e Maqedonsië dhe një pjesë në shtetin e Bullgarisë që ka myslimanë, këtë synon e Turqia.” – theksoi Krasniqi fillimisht.

E autori i emisionit, gazetari Enis Reçica ia shtron një pyetje.

“Çka lidhet kjo me temën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë?”

E përgjigja e Krasniqit ishte e çuditshme.

“Sepse Serbi po pretendon që përmes veriut të Kosovës, Evropës po i thotë, kjo e paraqet, nuk është në opinion publik, por ne si studiues, Evropës po i thotë unë do ta ndërpres këtë vijën apo pretendimet e lindjes që përmes komunitit të besimit islam në rajon ta ketë ndikimin e saj gjeopolitik” – ishte përgjigja konspiracioniste e Krasniqit.

Ndryshe, IShGJ-ja është përkrahur financiarisht nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës me mijëra euro.

Lajme të ngjashme