Shkon në tre numri i të vdekurve nga të shtënat me armë zjarri në Gjilan - NACIONALE

Shkon në tre numri i të vdekurve nga të shtënat me armë zjarri në Gjilan

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Gjilanin, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Fillimisht u raportuan dy të vdekur dhe dy të plagosur; njëri nga të plagosurit, që po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, humbi jetëmn pak më vonë, duke e çuar bilancin në tre viktima.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:32, në rrugën “Ibrahim Rugova”, kanë konfirmuar autoritetet.

Sipas informacioneve të para, mes viktimave janë edhe babë e bir. Burime të mirëinformuara i thanë Nacionales se i dyshuari kryesor është Mefail Shkodra, i cili më herët është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “fajde”.

Lajme të ngjashme