Shkon në 20 numri i të vdekurve në Irak, Irani e mbyll kufirin me këtë shtet - NACIONALE

Shkon në 20 numri i të vdekurve në Irak, Irani e mbyll kufirin me këtë shtet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Irani e ka mbyllur kufirin e vet me Irakun dhe i ka ndërprerë fluturimet me këtë shtet për shkak të dhunës që ka shpërthyer në kryeqytetin irakian pas tërheqjes nga politika të klerikut me ndikim, Maqtada al-Sadr.

Të martën, numri i të vdekurve shkoi në 20, pasi fillimisht u raportua për 15 viktima, sipas një zyrtari të lartë mjekësor.

Ushtria e Irakut tha se katër raketa janë hedhur drejt Zonës Së Gjelbër, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe ambasadat e vendeve të huaja.

Përleshjet me të shtëna u zhvilluan gjatë natës mes një grupi militant, besnik ndaj klerikut al-Sadr, dhe forcave qeveritare të sigurisë.

Televizioni shtetëror iranian i përmendi trazirat dhe orën policore në qytetet irakiane si arsye për mbylljen e kufirit. Ky televizion u bëri thirrje iranianëve që të mos shkojnë në Irak, ndërsa pelegrinëve shiitë në Irak që ta shmangin udhëtimin e mëtejmë nëpër qytetet irakiane.

Lajme të ngjashme