Shkuan për ngushëllim te familja e Faton Hajrizit, rekomandohet suspendimi i komandantit policor të Skenderajt - NACIONALE

Shkuan për ngushëllim te familja e Faton Hajrizit, rekomandohet suspendimi i komandantit policor të Skenderajt

1 vit më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një komandant policor, pasi që i njëjti sot ka shkuar për ngushëllim te familja e Faton Hajrizit.

Sipas njoftimit, komandanti në fjalë është nga Stacioni Policor i Skenderajt dhe IPK ka kërkuar hetim disiplinor nën dyshimin se i njëjti, së bashku me vartësit e tij, kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore - "Sjellje e rëndë diskredituese."

Njoftimi i plotë:

Komunikatë për media

IPK rekomandon suspendimin e një togeri policor

Prishtinë/Hajvali, 13 gusht 2024,

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policor respektivisht Komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt.

Inspektorati Policor ka filluar hetim disiplinor nën dyshimin se i njëjti së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -"Sjellje e rëndë diskredituese”.

IPK ka pranuar informatat e para për këtë rast nga Policia e Kosovës dhe dyshohet se togeri policor së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ku ishte duke vuajtur dënimin me burgim për disa vepra penale, (dhe së fundi i njëjti është vrarë në territorin e Republikës së Serbisë nga policia atje).

Me këto veprime dyshohet se togeri policor dhe vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -"Sjellje e rëndë diskredituese” e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës.

Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së bazuar në fushëveprimin dhe autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor.

Lajme të ngjashme