“Shkelje të rëndë”: Berisha i shkruan Konjufcës, kërkon tërheqjen e propozimit për KPK-në - NACIONALE

“Shkelje të rëndë”: Berisha i shkruan Konjufcës, kërkon tërheqjen e propozimit për KPK-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besnik Berisha, kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, i ka shkruar një letër Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në letrën e tij, Berisha ka kërkuar që të tërhiqet kandidatura e Skender Gojanit për anëtar të KPK-së. Kjo ngase, sipas Berishës, Gojani ka kryer shkelje të rëndë të etikës.

“Kjo tërheqje kërkohet për shkak se, me të marrë detyrën e kryetarit jam njoftuar se avokati i propozuar për anëtar të KPK-së, Skender Gojani, në kohën e propozimit kishte të iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe tashmë është konfirmuar nga komisioni disiplinor se ai ka kryer shkelje të rëndë të këtij kodi”, thuhet në kërkesën e Berishës drejtuar Konjufcës, shkruan Express.

Lajme të ngjashme