Shkarkoi drejtoreshën e arsimit në Gjilan, deklarohet Alban Hyseni - NACIONALE

Shkarkoi drejtoreshën e arsimit në Gjilan, deklarohet Alban Hyseni

3 javë më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar pas lajmeve për shkarkimin e drejtoreshës së arsimit në komunën që ai drejton.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Hyseni tha se e kanë përcjellur edhe më herët mesazhin që parimet nuk i shkelin.

Një konkurs i dyshimtë duket ta ketë detyruar Hysenin ta shkarkojë Selvije Sylejmanin.

"Disa ankesa janë të mjaftueshme për të ngjallë dyshimin se një proces nuk po shkon siç duhet, andaj konkursi për rekrutim të mësimdhënësve në Drejtorinë Komunale të Arsimit anulohet dhe kthehet në pikën zero, duke ju mundësuar të gjithë aplikuesve vlerësim të drejtë", shkroi ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Se parimet nuk i shkelim e kemi përcjellë mesazhin disa herë.

Të vendosur jemi në qëndrimet tona se shpresa e qytetarëve për ndryshim nuk do të mbytet për aq kohë sa ne drejtojmë institucionet.

Ju garantojmë për këtë.

Disa ankesa janë të mjaftueshme për të ngjallë dyshimin se një proces nuk po shkon siç duhet, andaj konkursi për rekrutim të mësimdhënësve në Drejtorinë Komunale të Arsimit anulohet dhe kthehet në pikën zero, duke ju mundësuar të gjithë aplikuesve vlerësim të drejtë.

Barazia dhe drejtësia janë dy parimet që percjellin punën tonë, dhe nga të cilat nuk ndahemi.

Vazhdojmë të qeverisim drejt, për çfarë edhe jemi zotuar para jush.

Ndryshim.

Ndershmëri.

Profesionalizëm.

Lajme të ngjashme