Shkarkimi i drejtorëve Sfishta dhe Çoçaj, reagon Musliu: Po vazhdon përndjekja e Kurtit ndaj ushtarëve të UÇK-së - NACIONALE

Shkarkimi i drejtorëve Sfishta dhe Çoçaj, reagon Musliu: Po vazhdon përndjekja e Kurtit ndaj ushtarëve të UÇK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PArtisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pasi që nga MAShTI janë larguar dy drejtorë, ai i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta dhe Nerzir Çoçaj, të Institutit Pedagogjik të Kosovës.

Musliu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke e vazhduar përpjekjen e tij ndaj ushtarëve të UÇK-së në mënyra të ndryshme

Përndjekja e Albin Kurtit ndaj ushtarëve të UÇK-së po vazhdon në mënyra të ndryshme! Ai nuk kursen asnjë rast për ti goditur e denigruar të gjithë ata qe kanë në ADN-në e tyre UÇK- në. Goditja e fundit erdhi për dy ushtaret e UÇK-së të cilet u shkarkuan nga detyra, Fatmir Sfishta drejtor i Qendrës së Studentëve dhe Nezir Çoçaj drejtor i Institutit Pedagogjik. Qeveri ma antikombëtare Kosova s’ka pas asnjëherë.” – ka shkruar Musliu.

Lajme të ngjashme