Shemi për arrestimin e tij akuzon edhe Përparim Ramën (VIDEO)
Vazhdon telenovela "Shemi".
Vokallisti i grupit "Ilirët", Shemsi Krasniqi ka folur për arrestimin e tij nga ana e Policisë së Kosovës, duke e mohuar një gjë të tillë, ani pse policia përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka ndaluar një person që tentoi të ngritej në binë pa pasur autorizim për një gjë të tillë.
Madje, ai tregoi se si rrodhi e gjithë ngjarja, duke drejtuar gishtin tek organizatori Dukagjin Lipa.
Megjithatë, nuk u ndal me kaq. Shemi, në një prononcim për T7 tha se gisht në arrestimin e tij ka edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
