Shemi - nga mbështetja për Bregoviqin në Korçë te synimi për t'i kënduar Adem Jasharit në “Sunny Hill” - NACIONALE

Shemi - nga mbështetja për Bregoviqin në Korçë te synimi për t'i kënduar Adem Jasharit në “Sunny Hill”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është një nga emrat më karizmatikë të skenës. Shemsi Krasniqi, i njohur në opinionin publik si Shemi, dy ditët e fundit ka bërë bujë në ballinat e mediave kosovare.

Kjo për shkak të një ndalimi që iu bë atij nga ana e Policisë së Kosovës.

Këtë ndalim e konfirmoi vet këngëtari përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Madje, ai etiketoi një polic duke ia zbuluar edhe emrin, me pretekstin se arrestimi i tij u bë qëllimshëm.

“Te dashur qytetar. Sot me ka ndodh diqka qe kur ne jete se kisha prit.U nisa ne Germi ne Sunny Hill si pjesmares pa nje pa dy nje polic zyrtar me emrin Shkelzen Xhafa urdheroi te me prangosin pa e ba nje te keqe dhe asnji polic tjeter nuk donte ta beje kete ky matrapaz edhe i denoi disa police pse nuk i perfillen urdhrat e ti ky torrollak qart ashte pagu nga Dugagjin Lipa te me sjell ne kete gjendje se une jam perqare me Dugin se i jam betu ne dy femi te mi se kam me dal me kendu kangen e ADEM JASHARIT e ai ashte betu ne tre femi se nuk ka mem leju.Neser une kam me dal me kendu ate kang le te merr sa te doje para Shkelzen Xhafa po une kam me dal.Shihemi ne Sunny Hill Shemi iliret Xhamadanin dhe Adem Jasharin...kanga e legjendarit ashte hiti ma i madh per momentin vetem Dugagjin Lipes i pengon krejt stafin nalt e ka me shkie edhe policet e din dhe ju pengon vetem Shkelzen Xhafes jo se e ka haraqin aty.Zoti i nimofte popullit shqipetar.Shemi iliret”, shkroi ai.

Tentimin për të kënduar me zor e konfirmoi edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

Në këtë njoftim thuhet se i apostrofuari Sh.K (Mashkull/Kosovar)

“Njoftim - Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë. Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor. Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar.Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, thuhej në njoftimin e PK-së.

Mbështetja për Bregoviqin

Por, të rikthehemi pak në retrospektivë.

Shemsi Krasniqi pat mbështetur zbarkimin e këngëtarit serb Goran Bregoviq në Korçë vitin e kaluar, saktësisht në Festivalin e Birrës që u mbajt atje.

Madje, artisti shkoi deri në atë pikë sa ta etikojë Bregoviqin si mik të shqiptarëve, ani pse i njëjti kishte motivuar ushtarët serbë me tekstet e tij shoviniste.

“Unë e njoh atë personalisht. Groan Bregovciçin e kam njoftuar në Lipjan dhe kam kënduar aty këngë amerikane, angleze. Kur e kryem më tha, s’ka me melosin shqiptar, ai mu, si në pëshpëritje. Nuk është nacionalist. Unë po ju them se ka respekt për kombin tonë. Për të fundit herë me të jam takuar paralufte, paslufte jo. Aq sa unë e njoh Goran Bregoviqin, ka një respekt për kombin shqiptar”, deklaronte atëbotë Shemi.

Megjithatë, për shkak të presionit publik, Shemi u tërhoqë dhe nuk mori pjesë në festivalin e Korçës.

Tash te Adem Jashari

Ç’u bë me Shemin tash? Askush s’e di. Madje ai ka thënë se përkundër faktit që u arrestua, do t’ia “mësyejë” sërish Sunny Hillit, pasi synon që me patjetër të këndojë për Adem Jasharin.

Shumë reagime u panë në rrjetet sociale kundër këngëtarit dikur të preferuar të tyre.

Kujtojmë se sonte është nata e fundit e festivalit Sunny Hill, festival ndaj të cilit pati reagime të shumta lidhur me organizimin, megjithëse duhet pranuar faktin se koha për një organizim të mirëfilltë ishte e shkurtë.

Duhet përmendur që i njëjti u vendos të rikthehej në kryeqytetin tonë pas përplasjeve mes pushtetit qendror dhe organizatorit.

Sunny Hill gjithashtu do të mbahet edhe në Tiranë.

Lajme të ngjashme