Shefi i NATO-s: Referendumet ruse në Ukrainë shkelin ligjin ndërkombëtar - NACIONALE

Shefi i NATO-s: Referendumet ruse në Ukrainë shkelin ligjin ndërkombëtar

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Të ashtuquajturat referendume në katër rajone të okupuara të Ukrainës janë etiketuar si një "shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar" nga kreu i NATO-s.

Jens Stoltenberg thotë se votimet e mbajtura nga Rusia në provincat Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia nuk kanë legjitimitet.

“Këto toka janë Ukrainë”, tha ai në një postim në Twitter.

Komentet e tij vijnë pasi rezultatet paraprake sinjalizuan se një shumicë dërrmuese e njerëzve kanë votuar në favor të bashkimit me Rusinë - sipas vetë Rusisë.

Stoltenberg shton se ai ia ka bërë të qartë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se aleatët e tij të NATO-s janë "të palëkundur" në mbështetjen e tyre për sovranitetin e Ukrainës dhe të drejtën e vendit për vetëmbrojtje.

Zelensky poashtu ka konfirmuar se dyshja kanë diskutuar për mbështetjen e mëtejshme nga NATO.

Lajme të ngjashme