Rekrutët e rinj rusë, nisen nga Krimea dhe Shën Petersburgu për në bazat ushtarake - NACIONALE

Rekrutët e rinj rusë, nisen nga Krimea dhe Shën Petersburgu për në bazat ushtarake

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Në mes të mobilizimit ushtarak të shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin, ku do të rekrutohen 300,000 persona, rekrutët e rinj në Krime dhe Shën Petersburg janë nisur për në bazat ushtarake ruse.

Në pamje, duken rekrutët e rinj teksa përcillen nga familjet e tyre para se të nisen për në bazat ushtarake të Rusisë.

Ndërkohë, këtë të martë, ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se nuk ka kërkuar dhe as ka në plan t'u kërkojë vendeve të tjera ekstradimin e shtetasve rusë në kuadër të mobilizimit të pjesshëm të dekretuar më 21 shtator, për të përballuar pengesat ushtarake në Ukrainë.

Lajme të ngjashme